Greqi: I burgosuri shqiptar rreh egërsisht të dënuarin grek që u rebelua

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 10:28
Greqi: I burgosuri shqiptar rreh egërsisht të dënuarin grek që u rebelua

Në burgun Domokou në Greqi, i burgosuri rebel Giannis Dimitraki, i dënuar për grabitje, ra viktimë e një rrahjeje të egër të hënën pasdite nga një i burgosur shqiptar i rrezikshëm, i dënuar afatgjatë  për vrasje dhe bashkim me një organizatë kriminale.

Dimitrakis u qëllua keq në fytyrë dhe në kokë nga 39-vjeçari shqiptar dhe tani po trajtohet në spitalin e Lamia për frakturat në kokë.

Dimitrakis po trajtohet në repartin neurokirurgjik, pasi ai duket se i ka shpëtuar rrezikut dhe nuk ka nevojë të shtrohet në reanimacion. Nëse nuk shfaq komplikime deri të mërkurën, do të transferohet në një qeli speciale në katin e parë të Spitalit të Përgjithshëm të Lamia.

Në të njëjtën kohë, 39-vjeçarin shqiptar e çuan  në Gjykatën e Lamia të martën pasdite në mënyrë që të jepte shpjegime për veprën e tij dhe më pas, i shoqëruar nga një forcë e fortë policie, e kthyen në burgun Domokou.

Emri i Giannis Dimitrakis si rebel u dëgjua së fundmi si një mbështetës i një greve urie.

(Kosova Sot Online)