Pas 8 vite mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe vartësit e tij i presin prangat

Pas 8 vite mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe vartësit e tij i presin prangat
Pas 8 vite mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe vartësit e tij i presin prangat

Dardan Grapci

  • 26 May 2021 - 07:33

Shkruan: Analist - Dardan Grapci

Shpend Ahmeti së bashku me kolegët e tij bashkë partiak, dhe kolegët qeveritar komunal, qysh tash para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë, lirisht mundë të ja fillojnë dhe të kërkojnë ndonjë punë tjetër, sepse pas zgjedhjeve do të dalin nga komuna ose të prangosur ose duke qar e vajtuar prej trishtimit dhe humbjes totale dhe paralajmërimit që do të ju vjen për ballafaqim të shpejtë me ligjin.

Gara për të parin e Prishtinës në zgjedhjet që po vijnë për vjeshtën e këtij viti, kurrë s’ka qenë më fortë se sivjet. Duke i krahasuar garat e kaluara zgjedhore, ky vit do të jetë tepër i ngarkuar nga kandidatët të cilët kaherë janë nominuar nga partitë e tyre politike për kryetar të Prishtinës dhe kanë filluar ta zhvillojnë një fushatë të hershme por jo aq shumë publike në teren.

Sido qoftë ata që po e lënë mandatin mbrapa, të zhytur në Korrupsion, sikur që është Shpend Ahmeti, duhet të përballen me drejtësinë. Unë i bëj apel Prokurorisë që ta fillon që tani hetimin e së kaluarës në qeverisjen 8 vjeçare që po e lë mbrapa Shpend Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij. Prokuroria e Kosovës-Speciale, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës, duhet të jenë gati që të mbledhin të gjitha provat dhe menjëherë pas përfundimit zyrtar të zgjedhjeve lokale në këtë vit, ti arrestojnë Shpend Ahmetin dhe ata që janë dhe kanë qenë pjesëmarrës në organizimet dhe marrëveshjet kriminale.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duhet të ja filloje ti anulojë të gjitha marrëveshjet me kompanitë ndërtimore që i ka bërë Shpend Ahmeti, e mos ta lejojnë që të vazhdon duke e shkatërruar Prishtinën me ndërtime ilegale në kundërshtim me ligjin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".