AKK heq pjesën ku thoshte si pritet lejimi i dasmave prej 15 qershorit

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 13:52
 AKK heq pjesën ku thoshte si pritet lejimi i dasmave prej 15 qershorit

Asociacioni i Komunave të Kosovës, sot njoftoi se gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është diskutuar për lehtësimin e masave, ku është thënë se pritet të hiqet ora policore.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, sot njoftoi se gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ai ka aprovuar kërkesën e komunave për lehtësimin e masave.

Në postimin e bërë në rrjetin social “Facebook”, AKK njoftoi se lokalet do të lejohen të punojnë deri në orën 24:00, dhe se pritet lejimi i organizimit të dasmave nga 15 qershori.

Por, vetëm pas disa minutash AKK ka ndryshuar njoftimin lidhur me këto të dhëna. Në njoftimin e ndryshuar thuhet se lokalet do të punojnë deri në orën 23:00, ndërsa pjesa e organizimit të dasmave është hequr krejtësisht nga njoftimi.

Po ashtu, sot në ora 16:30 do të mbahet konferencë e përbashkët në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do të publikohet vendimi i Qeverisë në lidhje me dasmat.

(Kosova Sot Online)