Prishtinë: Godet me veturë dy gra, duke ikur nga vendi i ngjarjes shkakton edhe dy aksidente

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 12:22
 Prishtinë: Godet me veturë dy gra, duke ikur nga vendi i ngjarjes shkakton edhe dy aksidente

Një burrë nga Prishtina ka goditur me veturë dy këmbësore, duke iu shkaktuar lëndime të rënda. Pas këtij aksidenti, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shkaktuar edhe dy aksidente të tjera në komunikacion.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti kishte paraqitur rast në polici për vjedhjen e veturës, por që më pas e kishte pranuar se e ka fshehur rastin në fjalë

“Rr. Vicianumi ,Prishtinë, 26.05.2021-18:10.Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare.  Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë. I dyshuari e kishte  paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)