Çfarë është ky qytet i Shpend Ahmetit?!!!

Çfarë është ky qytet i Shpend Ahmetit?!!!
Çfarë është ky qytet i Shpend Ahmetit?!!!

Muhamet Kelmendi

  • 28 May 2021 - 07:48

Shkruan: Analist - Muhamet Kelmendi

Prishtina ka kaluar dhe po kalon një kohë të vështirë si kryeqytet. Gjatë mandateve të LDK -se dhe të Shpend Ahmetit nuk shihet ndonjë zhvillim karakteristike dhe që është në interes të qytetit dhe të qytetareve. Në fakt për 20 vjet nuk kemi as edhe një rrugë të re në krye qytet. Infrastruktura është e njëjtë. Papunësia është shumë e lartë. Në shëndetësi janë të njëjtat objekte shëndetësore. Nuk ka çerdhe të reja. Janë disa intervenime kozmetike pa ndonjë rëndësi për kryeqendër... etj.

Pyetja shtrohet: Ku mbeten mjetet financiare të Prishtinës? Këtu kërkohet që shteti të intervenon. Nuk duhet kurrsesi të lejohet kalimi i çështjes pa përgjegjësi. Në anën tjetër, kemi ndërtime në sektorin privat shumë të ashpra. Ato janë bërë pa kritere. Në çdo hapësirë është ngritur ndonjë ndërtesë. Kudo ka objekte. Aty nuk ka objekte përcjellëse për qytet. Rrugët janë të ngushta. Objektet e kalojnë afërsinë e kalimit nga një objekt në tjetrin. Çfarë është ky qytet! Faktet e tilla flasin për keqpërdorime të ashpra.

Përndryshe nuk lejohen objektet e tilla të ndërtohen pa plane konkrete dhe në kundërshtim me interesat e qytetit? Çdo analizë dërgon të keqpërdormi. Si është ky keqpërdorim? Ju takon organeve të shqyrtojnë dhe të marrin masa. Prishtina po pëlcet nga objektet e kërpudhave të pushtetit lokal. Si kryeqytet nuk ka ku shkon më keq. Koha është për masa përgjegjëse juridike. Çështja nuk duhet të lejohet të kalon pa masa. Është koha kur duhet intervenim pushtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".