Raporti i IKSHPK-së: Një i vdekur, 28 raste të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 15:05
Raporti i IKSHPK-së: Një i vdekur, 28 raste të reja me COVID-19

IKSHPK ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të reja me COVID, vdekjeve dhe personave të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me COVID kanë rezultuar vetëm 28 persona nga 3 mijë e 25 tetime, ka vdekur një person dhe janë shëruar 133 persona.

Njoftimi i plotë:

133 TË SHËRUAR DHE 28 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive.Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

(Kosova Sot Online)