Dukuritë negative të korrupsionit edhe në privatizim, luftohen vetëm me masa të ashpra penale

Dukuritë negative të korrupsionit edhe në privatizim, luftohen vetëm me masa të ashpra penale
Dukuritë negative të korrupsionit edhe në privatizim, luftohen vetëm me masa të ashpra penale

Muhamet Kelmendi

  • 29 May 2021 - 09:03

Shkruan: ANALIST- Muhamet Kelmendi

Tash nuk kemi pothuajse asnjë biznesmen a politikan në Kosovë që nuk ka përfituar pasuri të patundshme dhe që nuk ka marrë edhe objekte të rëndësisë së madhe për shtet. Po i përmendi këtu vetëm disa. Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë, Fabrika e Automjeteve në Pejë, Fabrika e Duhanit në Gjilan, Fabrikat e Gypave të Metalt në Ferizaj, Llamarina në Vushtrri dhe Fabrika e Gomes në Lum thatë. Ka edhe shumë fabrika dhe objekte tjera. Ky krim ka vazhduar edhe me tokën e punueshme e cila është shitur shumë lirë dhe e cila është shkatërruar plotësisht nga pronari i ri. Këto vepra janë tipike kriminale dhe tepër të pandërgjegjshme.

Dukuritë negative luftohen me masa penale. Veprat më të rënda kundër shtetit janë bërë pikërisht nga ana e AKP-së. Ky organ duke trashëguar punën e UNMIK-ut e vazhdoj aktivitetin e privatizimit jo mbi bazën ekonomike, por mbi interesat e grupeve dhe të njerëzve të fuqishëm. Tash nuk kemi pothuajse asnjë biznesmen a politikan në Kosovë që nuk ka përfituar pasuri të patundshme dhe që nuk ka marrë edhe objekte të rëndësisë së madhe për shtet. Po i përmendi këtu vetëm disa. Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë, Fabrika e Automjeteve në Pejë, Fabrika e Duhanit në Gjilan, Fabrikat e Gypave të Metalt në Ferizaj, Llamarina në Vushtrri dhe Fabrika e Gomes në Lum thatë. Ka edhe shumë fabrika dhe objekte tjera.

Ky krim ka vazhduar edhe me tokën e punueshme e cila është shitur shumë lirë dhe e cila është shkatërruar plotësisht nga pronari i ri. Këto vepra janë tipike kriminale dhe tepër të pandërgjegjshme. E kush ka përfituar? Janë politikanët e lartë që e kanë udhëheqë shtetin dhe biznesmenët e ndryshëm, si ETC, Devolli, HIB, Lesna etj. E tërë përgjegjësia këtu bije mbi AKP-në dhe mbi politikanët e biznesmenët e fuqishëm që i keqpërdorën pozitat dhe i shkatërruan asetet kryesore të Kosovës. Kështu është kryer një vepër e rëndë penale. Dhe, këtu AKP del në përgjegjësi kryesore.

Ajo ka bërë dhe ka krijuar rrjedhimisht një gjendje të rëndë në sektorin e privatizimit të pasurisë së shtetit dhe asaj shoqërore. Është lënë shteti pa asetet të veta. Veprat penale kanë vazhduar edhe me tenderë dhe edhe me vjedhje nga vendi i punës. Shëtitjet e panevojshme dhe qëndrimet nëpër hotele. Drekat dhe darkat e kështu me radhë. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet një e keqe e madhe në Kosovë. Tash kemi korrupsion nëpër prokurori e në gjykata, nëpër ministri e komuna, në borde e në administratën e shtetit, ndërsa në sektorin privat vazhdon vjedhje e çdo ditshme ekstreme e qytetarëve. Të punësuarit skllavërohen rëndë. Këto janë dukuri që e kanë dëmtuar vendin shumë dhe kjo po vazhdon.

A do të merret kjo Qeveri me këto çështje mbetet të shihet. Ka filluar me shkarkim dhe e keqja është se po vazhdon me ngarkime me njerëz gjithashtu të afërm me politikën. Kështu nuk luftohet krimi. Pa masa penale ndëshkuese nuk ndalet krimi në nivelet e larta. E them në nivelet e larta, sepse aty është dhe ka filluar e është kryer vjedhje dhe dëmi më i madh është shkaktuar nga ata. Tash nuk ka politikanë dhe biznesmen të fuqishëm që nuk kanë tokë me nga 200 e më shumë hektarë. Ka biznesmen që ka marrë tokën bujqësor dhe e ka shndërruar në parcela ndërtuese. Kështu është toka në Zahaq të Pejës e blerë nga ETC. Tash po ndërtohen objekte të ndryshme. Kështu është në Drenicë, në Klinë, në Prishtinë e ku jo. Këta ndalen vetëm me përgjegjësi penale. Rrugë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".