Mbahet protesta e tretë brenda javës kundër abuzimeve sek*uale

  • E.K /
  • 29 maj 2021 - 16:32
 Mbahet protesta e tretë brenda javës kundër abuzimeve sek*uale

Në qendrën e qytetit të Deçanit, të shtunën u mbajt protestë kundër abuzimit seksual ndaj vajzave dhe grave.

Marshi u organizua nga Kolektivi pёr Mendim dhe Veprim Feminist, njё grup aktivistësh pёr tё drejtat e barabarta gjinore.

Protestuesit nёpёrmjet sloganeve, kanë kërkuar ndaljen e stigmatizimit tё viktimave tё dhunёs seksuale nga policia, drejtёsi pёr vajzat e gratё e abuzuara seksualisht dhe stopim të ngacmimeve seksuale nё institucionet shkollore.

Kjo po shёnon protestёn e tretё tё kёsaj jave, ku me tё njëjtin motiv u protestua edhe nё qytetin e Pejёs dhe Mitrovicёs tё shtunёn dhe tё hёnёn e kaluar.

(Kosova Sot Online)