PDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Fushë Kosovës

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 15:54
 PDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Fushë Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar sot Rrahim Tërnaven si kandidatë për kryetar të komunës së Fushë Kosovës.

Prezantimi i tij është bërë nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai theksoi se në Fushë Kosovë do të punojnë për një ambient më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe arsimim më të mirë.

Tërnava aktualisht është edhe kryetar i degës së PDK-së në Fushë Kosovë.

(Kosova Sot Online)