Burri e kërcënon me armë bashkëshorten e tij

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 11:00
Burri e kërcënon me armë bashkëshorten e tij

Policia ka arrestuar në Zubin Potok një burrë i cili ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Zubin Potok, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Përveç kërcënimit me armë, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Zubin Potok 30.05.2021 – 15:30. Është arrestuar  dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e  kërcënuar me armë,  ka ushtruar  dhunë ndaj bashkëshortes së tij  viktimës kosovare.  Me vendim të prokurorit  i njëjti dërgohet në  mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)