Rrëzohet helikopteri i Antidrogës, vdesin pesë policë

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 10:57
 Rrëzohet helikopteri i Antidrogës, vdesin pesë policë

Pesë efektivë vdiqën të dielën, kur një helikoper që i përkiste policisë anti-drogë u rrëzua në një rajon verior të Kolumbisë.

Ngjarja ka ndodhur në 15 km nga Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor.

Presidenti, Ivan Duque në një postim në Twitter ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e 5 policëve.

Kreu i shtetit shtoi se do të hapet një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Duque shprehu solidaritetin e tij me familjet e heronjve të policisë, që siç thotë ai, dhanë gjithçka për vendin.

(Kosova Sot Online)