
Lexoni edhe:
Lirohet nga paraburgimi personi që dyshohet se premtoi 320 mijë euro për kryerjen e tri vrasjeve në Gjakovë
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc i Epërm (Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar, mashkull kosovar (viti i lindjes 1967), janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale.
Policia njofton se janë gjetur: Një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë, njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm, një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe dy karikatorë (cal. 7.62).
Me urdhër të Prokurorisë kompetente i dyshuari dërgohet për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore.
(Kosova Sot Online)