Llapjanit i vjedhin tri pajisje për prodhimin e kriptovalutave

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 12:17
Llapjanit i vjedhin tri pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Një person nga Podujeva ka raportuar në Polici një vjedhje në banesën e tij.

Ai ka raportuar se i kanë vjedhur tri pajisje për kriptovaluta.

Njoftimi i plotë:

Podujevë, 03.06.2021-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur tri paisje për prodhimin e kriptovalutave. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)