Makina përplas dy nxënës

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 14:22
Makina përplas dy nxënës

Një aksident i rëndë është regjistruar në Vlorë mesditen e sotme.

Mësohet se një automjet ka goditur 2 nxënës shkolle.

Ngjarja pranë spitalit rajonal. 

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë  një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)