Në Podujevë kapet kanabis

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 10:31
 Në Podujevë kapet kanabis

Policia ka bërë të ditur se dje në Podujevë pas pranimit të një informate për bimë të të dyshuar narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 57 copë bimë narkotike të llojit kanabis.

“Rr. Shaban Kopalla, Podujevë 04.06.2021-03:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës për bimë që dyshohet të jenë narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar 57-copë bimë  narkotike të llojit kanabis, të madhësive të ndryshme  10-60 cm gjatësi. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)