Tragjike: 12-vjeçari që humbi jetën dje në aksidentin në Gadime është djali i kosovares që u vra nga kunati në Gjermani

  • G.G /
  • 05 June 2021 - 10:53
Tragjike: 12-vjeçari që humbi jetën dje në aksidentin në Gadime është djali i kosovares që u vra nga kunati në Gjermani

Fëmija 12-vjeçar që vdiq dje nga aksidenti në Gadime të Lipjanit, Sinjali merr vesh se është djali i gruas 33-vjeçare M.M. që u vra nga kunati i saj në Lohne të Gjermanisë, vitin e kaluar.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit të cilët thanë se ngjarjet tragjike për këtë familje nuk kanë të ndalur.

Fëmija pa tmerrin me sytë e tij në dhjetor të 2020-ës, kur xhaxhai ia vrau nënën dhe ia plagosi babain e tij.

(Kosova Sot Online)