Përfshihet nga zjarri një veturë në Lipjan, Polica jep detaje

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 10:27
Përfshihet nga zjarri një veturë në Lipjan, Polica jep detaje

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.

 “Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)