Zbulohet njeriu më i vjetër në botë/ Mjekët mbeten pa fjalë

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 10:14
Zbulohet njeriu më i vjetër në botë/ Mjekët mbeten pa fjalë

India po përballet me një valë të egër të COVID-19, me rastet e viktimave që janë në rritje dita ditës.

Për të frenuar pandeminë, autoritet kanë urdhëruar vaksinimin e moshave të treta, duke shkuar shtëpi më shtëpi për ta realizuar këtë gjë.

Pikërisht aty u zbuluar gruaja më e vjetër në botë. Bëhet fjalë për Rehta Behum, e cila pretendon të jetë 124 vjeç.

Kështu, Behum rezulton të jetë shtatë vite më e vjetër se japonezja, Kane Tanaka, e cila aktualisht njihet si gruaja më e vjetër në botë.

Gjyshja indiane u tregoi banorëve të zonës një kartelë lindje, ku pasqyrohet se ajo është vërtetë 124 vjeç.

Më parë, si gruaja më e moshuar në botë njihej zyrtarisht Jean Calment, një franceze e cila ndërroi jetë në moshën 122 vjeçare në vitin 1997.

(Kosova Sot Online)