Në Prishtinë një person godet vetën në kokë me kondak të armës, përfundon në QKUK

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 12:09
 Në Prishtinë një person godet vetën në kokë me kondak të armës, përfundon në QKUK

Një person nga Prishtina është lënduar pasi ka goditur veten në kokë me kondak të armës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “2 Nëntori” në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Nga i dyshuari, policia ka konfiskuar pistoletën me dy karikatorë dhe 12 fishekë.

“Rr. 2 Nëntori, Prishtinë, 06.06.2021 – 16:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur vetën në kokë me kondak të armës dhe ishte lënduar. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me dy karikator dhe 12 fishek. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)