Me 5 euro tenton ta korruptojë policin në kufi, arrestohet

  • E.K /
  • 07 qershor 2021 - 12:00
 Me 5 euro tenton ta korruptojë policin në kufi, arrestohet

Policia në pikën e kalimit kufitar në Qatë të Morinës ka arrestuar një person i cili i ka ofruar 5 euro zyrtarit policor, për ta kaluar më shpejtë kufirin.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Ofrim i mitos”

“PKK Qafa e Morinës,  06.06.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i ka ofruar 5 euro zyrtarit policor, me qellim që ti mundësohet kalim më i shpejtë. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)