Liburn Aliu deklarohet pas seancës gjyqësore

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 13:46
Liburn Aliu deklarohet pas seancës gjyqësore

Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku ai është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se aktakuza ndaj tij nuk ka bazë ligjore.

Sipas tij, sa ka qenë drejtor i Urbanizimit në komunë e Prishtinës, vetëm e ka mbrojtur pronën publike.

“Ajo çka kemi bërë ne dhe unë si drejtuar e kam mbajtur interesin publik, në këtë rast në Prishtinë e re të ketë shkollë siç e parasheh plani. Që të jepet një leje duhet të bazohemi në plan dhe ne jemi bazuar në plan”, ka thënë Aliu.

“Këto plane janë aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe janë vërtetuar ligjërisht dhe nuk ka mundësi tjetër që drejtoria e urbanizmit të jep leje ndryshe nga këto plane. Aktakuza nuk ka bazë kemi zbatuar ligjin dhe kemi mbrojtur pronën publike”, ka deklaruar Aliu.

Ndërsa Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica tha se aktakuza është ngrit pas dy vjetësh, derisa tha se ka bazë ligjore për hudhjen e saj.

“Në rastin konkret kallëzimi penal është ngritur nga Dan Imeri, që i bie se aktakuza është ngrit pas dy vite e dy muaj dhe në rastin konkret ka bazë ligjore për hudhje të aktakuzës si të paafatshme”, ka deklaruar Podvorica.

(Kosova Sot Online)