Jeff Bezos konfirmon se do të bëjë fluturim hapësinor me vëllain: E kam ëndërruar që fëmijë

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 15:04
 Jeff Bezos konfirmon se do të bëjë fluturim hapësinor me vëllain: E kam ëndërruar që fëmijë

Shefi i Amazon, Jeff Bezos ka konfirmuar se po bëhet gati për të bërë një udhëtim për në hapësirë nëpërmjet një rakete nga kompania e tij “Blue Origin”.

Bezos do t’i bashkohet vëllait të tij Mark në fluturimin e parë me anijen kozmike New Shephard më 20 korrik. “Që kur isha 5 vjeç, ëndërroja që të udhëtoja për në hapësirë. Më 20 korrik, do e nis këtë udhëtim me vëllain tim. Aventurën më të bukur me shokun tim të ngushtë”, shkroi Bezos në Instagram.

Vëllezërve Bezos do t’u bashkohet fituesi i një ankandi për vendin e tretë në këtë fluturim hapësinor.

Ofertat për ankand janë hapur dhe mund të bëhen pjesë 6 mijë persona nga 143 shtete të ndryshme, por vetëm një person do të arrijë të zërë vend në anije.

Oferta tashmë ka arritur në 2.8 milionë dollarë sipas një njoftimi për shtyp nga Blue Origin.

“Shuma do t’i dhurohet fondacionit Blue Origin, misioni i të cilit është të frymëzojë brezat e ardhshëm për të ndjekur karrierën dhe për të ndihmuar në shpikjen e së ardhmes së jetës në hapësirë,” u tha në njoftimin për shtyp.

(Kosova Sot Online)