Raporti i IKSHPK’së: Një i vdekur dhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 08 qershor 2021 - 14:59
Raporti i IKSHPK’së: Një i vdekur dhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 5  raste të reja të infektuara si pasojë e këtij virus.

Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

8 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.

Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)