Ministri gjerman reagon pasi Mlladiq u dënua me burg të përjetshëm

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 12:11
 Ministri gjerman reagon pasi Mlladiq u dënua me burg të përjetshëm

Ministri gjerman i shtetit për Evropë, Michael Roth ka reaguar pas dënimit përfundimtar me burg të përjetshëm ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Roth ka shkruar se kryerësit e gjenocidit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Gjykimi përfundimtar kundër  Mladiqit është kontribut i rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavi. Kryerësit e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pajtimi ka nevojë për të vërtetën dhe pranimin e fakteve”, tha Roth.

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladiq. Kësisoj, është konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krime.

(Kosova Sot Online)