Pushtetarët e ndershëm janë ata që i pranojnë gabimet dhe përmirësojnë ato

Pushtetarët e ndershëm janë ata që i pranojnë gabimet dhe përmirësojnë ato
Pushtetarët e ndershëm janë ata që i pranojnë gabimet dhe përmirësojnë ato

Faik Krasniqi

  • 09 June 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Anëtaret e thjeshtë dhe militantët e partisë në pushtet, duhet të bëhen kritike për çdo gabim të qeverisë që janë anëtar ose përkrahës të tyre. Duke qenë kritike nuk e lejojnë që të bëhen sikurse partitë që na qeverisen për më shumë se dy dekada.

Nëse edhe këta gabimet i arsyetojnë siç kanë filluar t'i arsyetojnë për çdo gjë, po i hapin rrugën që edhe këta të bëhen njësoj si ata. Cili do të ishte ndryshimi i proklamuar? Asnjë ndryshim. Vetëm ndërrim pushteti dhe xhaketash, nëse do të arsyetoheshin edhe hajnitë, me arsyetimin se ata që ishin para këtyre kanë vjedhur shumë. Kane vjedhur jashtëzakonisht shumë, kanë vjedhur aq shumë sa që spitalet i kemi në gjendje të mjerueshme. Prandaj ata u ndëshkuan keq, sepse na vodhën e na rrjepën. Është fakt që emërimet janë poste politike, por është hipokrizi që për ato poste na qenkan të denjë vetëm anëtarët e familjeve të tyre. Ja kështu fillon hapja e terrenit nëse arsyetohen. Jo vetëm kaq.

Por po shohim që edhe nëpër borde po ndodhin gjëra të tilla. Nëse nuk reagohet me kohë me kritika, nesër do të jetë shumë vonë. S'do të ketë me asnjë dallim në mes atyre që sot janë në opozitë dhe na sollën në këtë gjendje, dhe këtyre që sot janë në pushtet. Edhe ata arsyetonin për emërime dhe punësime familjare dhe partiake. Edhe ata arsyetonin për hajnitë që i bënin. Kjo e dyta vjen nëse arsyetohet kjo e para!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".