Policia jep detaje për aksidentin në mes të kamionetës dhe motoçikletës në Lipjan

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 18:31
Policia jep detaje për aksidentin në mes të kamionetës dhe motoçikletës në Lipjan

Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit.

Rastin  e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.  Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)