Kur Parlamenti kthehet në ring boksi

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 08:44
 Kur Parlamenti kthehet në ring boksi

Parlamenti i Bolivisë u përfshi nga kaosi, kur mazhoranca dhe opozita u përleshën me grushta gjatë debatit mbi arrestimin e një ish-Presidenti.

Opozitari Henry Montero dhe një anëtar i partisë në pushtet, Antonio Colque, ishin protagonistët kryesorë të skenave të shëmtuara, që kanë bërë xhiron e botës.

Dy politikanët shkëmbyen grushte, madje u shtrinë edhe në tokë si të ishin mundës.

Pasi u ndanë nga kolegët, një sherr nisi mes dy deputeteve, të cilat u kapën nga flokët.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/PWoCdpSAFzqb3cfkOkrm_10_57e43b83e67cfde395bf32a28548ceb1_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)