Shteti gjerman, avokat i fuqishëm për liberalizimin e vizave

Shteti gjerman, avokat i fuqishëm për liberalizimin e vizave
Shteti gjerman, avokat i fuqishëm për liberalizimin e vizave

Skender Mulliqi

  • 10 June 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI: Skender Mulliqi

 Kancelarja gjermane, Merkel ishte shumë e zëshme si në mbrojtën e pavarësisië dhe në mbrojtën e territorit të Kosovës, që rrezikohej të ndahet mbi bazat etnike, duke humbur kështu shqiptarët sërish territore. Edhe shumë deputet gjermanë, së fundi edhe Kryediplomati gjerman, ministri Punëve të Jashtme Heiko Mass ka kërkuar edhe njëherë që BE-ja përfundimisht duhet t’ia japë Kosovës vizatë dhe të mos i mbaj peng padrejtësisht qytetarët e këtij shteti.

Në të gjitha etapat historike Gjermania dhe populli gjerman kanë qenë aleatë të fuqishëm të shqiptarëve. Edhe në luftën e fundit qlirimtare ishin në krahun tonë më forcat e NATO-së, dhe me Amerikën mike , që intervenuan ndaj forcave kriminale serbe të Millosheviqit, duke i dëbaur ato nga Kosova. U bënë 22 vite të shtegtimit tonë në liri, kurse në vitin 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Punët pas luftës nuk na shkuan mirë ashtu siq kan pritur shumica. Na lulëzuan krimi dhe korrupcioni më shumë dukuri tjera negative të cilat i ndalën prosecet zhvillimore dhe proceset demokratike në vend. U shfaqën këto dukuri negative sepse në pushtet erdhën njerëzit jo të përgatitura për sfidën e tranzicionit, jo profesionale sa duhet që kërkonte sistemi i ri i kapitalizmit liberal.

Faza e tranzicionit ende nuk ka përfunduar , për mos gjeturin e pushteteve , të cilat pushtete kishin në përbërjën e tyre njerëz lakmitarë për pushtet aspolut dhe për të mira materajle. Në vend që të rrisim ekonominë së bashku më standardin jetësor ato stagnuan , madje shënuan edhe regresë. Shumica sot në Kosovë po jetojnë dobët , përkundrejtë një pakice që ishin në pushtet deri më tash, të cilët u pasuruan në mënyrë marramendëse. Kosova u bë kështu vend i pa përshtashëm për të jetuar edhe pse i ka të gjitha predispozitat për të qenë e zhvilluar. Stagnuam politikisht , ekonomikisht , dhe mbetëm pa u inkuadruar po thuaj një asnjë sutrukurë të rëdësishme evropiane.

Shtetet e BE-së pa rreshtur kishin kërkuar që të luftohën korrupcioni dhe krimi I organizuar , por që kjo nuk u bë kurrë në masën e kërkuar.Opinioni u manipulua disa herë me data gjoja për liberalizim të vizave , por që ende kemi mbetur pa levizje të lirë në Evropë. Kemi mbetur vendi i vetëm i izoluar si në geto edhe pse një vend shumë i vogël në këtë botë.Me këtë rast dua të theksojë së edhe disa shtete të BE-së, duke përjashtuar Gjermaninë e kancelarës, Angela Merkel, nuk treguan gatishmëri që të këmi liberalizim të vizave, Dihet së pengesë në këtë rrugëtim janë edhe pesë shtetet e kësaj strukturë evpropiane, të cilat nuk e kan pranuar ende pavarësinë e Kosovës. Kancelarja gjermane, Merkel ishte shumë e zëshme si në mbrojtën e pavarësisië dhe në mbrojtën e territorit të Kosovës, që rrezikohej të ndahet mbi bazat etnike, duke humbur kështu shqiptarët sërish territore.

Edhe shumë deputet gjermanë, së fundi edhe Kryediplomati gjerman, ministri Punëve të Jashtme Heiko Mass ka kërkuar edhe njëherë që BE-ja përfundimisht duhet t’ia japë Kosovës vizatë dhe të mos i mbaj peng padrejtësisht qytetarët e këtij shteti. Sigurisht së edhe reformat e filluara nga Qeveria Kurti do të kanë ndikim pozitiv nga dalja e Kosovës nga izolimi duke i marr më në fund liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët padrejtësisht po ju mohohet një mundësi e tillë, si të vetmit në Evropë. Qeveria e re ka rastin që të hapë rrugë për integrimin e vendit edhe në shumë organizma relevante evropane, por edhe në mbrojtjën e interesave shtetërore e nacionale, kur bëhët fjalë për bisedimet që pritën të vazhdohën më Serbinë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".