Kjo është dhurata që emocionoi Mbretëreshën Elizabeth

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 09:23
 Kjo është dhurata që emocionoi Mbretëreshën Elizabeth

Është një kohë emocionuese për Mbretëreshën Elizabeth.

Javën e kaluar, Mbretëresha 95 vjeçare e Anglisë, mori një trëndafil rozë që u krijua për nder të 100 vjetorit të lindjes së burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Të mërkurën, trëndafili u mboll në një Kopshtin e Terracës Lindore në Kalanë Windsor, në të cilin Princi Philip ndihmoi në transformim.

Princi Philip do të ishte bërë 100 vjeç sot.

Një burim i pallatit i tha People se Mbretëresha Elizabeth do ta kalojë ditën “privatisht”.

Princi Philip fatkeqësisht u nda nga jeta me 9 prill në moshën 99. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth kishin qenë të martuar për 43 vjet.

(Kosova Sot Online)