Lexoni edhe:
Bërnabiq pas përplasjes me Kurtin: Ai e mori përgjigjen adekuate
Ekspertiza malazeze ka konfirmuar se oficeri i antidrogës, Rudolf Elezoviç është ekzekutuar përpara 10 ditësh.
Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmojnë se ai është qëlluar me një plumb në kokë.
Hetuesit dyshojnë se oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit.
Bërnabiq pas përplasjes me Kurtin: Ai e mori përgjigjen adekuateLexoni edhe:
Sipas mediave malazeze, policia nuk ka gjetur armën apo gëzhojën. Pranë trupit nuk kishte asnjë provë që do të ndihmonte grupin hetimor.
Fillimisht u dyshua se ai ishte vetëvrarë, por pas këqyrjes me imtësi të vendit të ngjarjes, policia arriti në konkluzion se Elezoviç është vrarë.
Mediat malazeze raportuan se një bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se Elezoviç bashkëpunonte me trafikantët duke i lejuar ata të kryenin aktivitetin kundrejt shpërblimeve në të holla. Pikërisht për këtë hetimet janë përqendruar tek një rrëmbim i mundshëm i zyrtarit të policisë nga grupet kriminale.
Trupi i pajetë u gjet pikërisht në këtë vend, rreth orës 21:40 minuta të mbrëmjes së të martës nga banorët e zonës.
Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune.
Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014. Së fundmi punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në Ulqin e Tivar.
(Kosova Sot Online)