Haki Abazi ia ofron Qeverisë disa të dhëna për menaxhim të rrugëve, Konjufca e këshillon të flasë me Sveçlën

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 10:45
 Haki Abazi ia ofron Qeverisë disa të dhëna për menaxhim të rrugëve, Konjufca e këshillon të flasë me Sveçlën

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për aksidentet rrugore.

Ai ka thënë se të shpejta duhet të jenë veprimet e institucioneve.

“Ngjarjet e vikendit të fundit ku një familje u shua si rezultat i aksidentit, për një vozitje “pa kokë”, nëse mund të quhet është vetëm një alarm për atë se cka po ndodh në rrugët tona”, ka thënë ai.

Sipas Abazit, kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë nga institucionet.

“Kjo duhet të jetë urgjencë për veprim institucional, për të mos qenë spektator për atë se çka po ndodh”, tha ai, duke folur me shifra për aksidentet rrugore.

“Në këtë gjashtë mujor, janë 900 raste më shumë. Persona të lënduar në këtë vit, janë 1 mijë e 869 se sa në vitin 2019-të”, shtoi ai.

Pasi që Abazit nuk i dolën minutat për të folur për këtë çështje, kryeparlamentari Glauk Konjfuca e ka këshilluar që t’i ndajë këto të dhëna me ministrin e MPB-së, Xhelal Sveclën.

(Kosova Sot Online)