Uran Ismaili dorëzon në Kuvend një draft të Ligjit final për Rregullimin e Barnave: Sa më i varfër qytetari, aq më i lartë çmimi i barnave

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 10:38
Uran Ismaili dorëzon në Kuvend një draft të Ligjit final për Rregullimin e Barnave: Sa më i varfër qytetari, aq më i lartë çmimi i barnave

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka propozuar dhe dorzuar një draft të Ligjit final për Rregullimin e Barnave.

Ai në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit tha se ka korrupsion dhe abuzimi me barnat në Kosovë, ndërsa kërkoi nga Qeveria dhe minstri i Shëndetësisë, Arben Vita që mos ta vonojnë vendimin për këtë ligj.

“Ftoj Qeverinë dhe Ministrin Vitia mos e vononi vendimin e Qeverisë për këtë ligj. Duhet që ta përkrahim këtë ligj,ta ruajmë xhepin e qytetarëve.

Abuzimi dhe korrupsion po bëhet me barnat. Do e dorozojë një draft të këtij ligji. Për më tepër, qytetarët tanë kanë paguar 10 milionë euro më shtrejt pëer blerje të barnave në vit”, tha Ismaili.

Ai shtoi se barnat e njëjta, por me çmime të ndryshme blihen gjatë ditës, dhe çmime të ndryshme blihen gjatë natës.

“Qytetarët e Kosovës ende blejnë më shtrejt në barnatoret e tyre sesa qytetarët në Shqipëri e Maqedoni. Qytetarët blejnë barna të njëjta me cmime të ndryshme ditën dhe cmime të ndryshme natën. Kanë çmime të ndryshme në qytet, e ndryshe në fshtara. Sa më i varfër e sa më në hall qytetari, aq më i lartë çmimi i barnave”, shtoi Ismaili.

(Kosova Sot Online)