
Lexoni edhe:
Serbia i ftoi që të marrin pjesë në ndryshimin e Kushtetutës, Kamberi tregon nëse do ta pranojë ftesën
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të organizojë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aktivitet protestues përmes artit, për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.
“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakun, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.
Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.
(Kosova Sot Online )