Hasanaj-Barani: Nga nesër do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare në Mitrovicë

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 15:15
 Hasanaj-Barani: Nga nesër do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare në Mitrovicë

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në Mitrovicë, ku tema kryesore për diskutim ishte vaksinimi masiv i qytetarëve të Mitrovicës i cili do të filloj nesër.

Nga Komuna e Mitrovicës në një njoftim për media kanë thënë se drejtoresha për Shëndetësi, në këtë komunë, Erseka Hasanaj-Barani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që nesër me datë 15 qershor të filloj vaksinimi masiv i qytetarëve në bazë të kritereve për vaksinim, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, që do të bëhet nga 12 ekipe të vaksinimit nga QKMF-ja. Ajo potencoi se vaksinimi do të bëhet tek personat e moshës 18 e lartë (me sëmundje kronike).

“Vaksinimi do të bëhet nga e hëna deri të premten, nga ora 07:00-19:00, ku pas vaksinimit stafi shëndetësor do të përcjell gjendjen e pacientit për 5-7 minuta. Dhe po ashtu QKMF-ja kanë vendosur edhe një numër kontaktues për çfarëdo informate që u duhet qytetarëve. Ndërsa sa i përket termineve për marrjen e vaksinës janë të obligueshme, dhe duhet të bëhen në platformën elektronike në https://ekosova.rks-gov.net”, shtoi ndër të tjerash drejtoresha Barani.

Me këtë rast, kryetari Agim Bahtiri, ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të kryejnë vaksinimin, sepse është e vetmja mënyrë për ta mundur virusin Covid-19.

(Kosova Sot Online)