Bekë Berisha – Drejtorit të Policisë: Merrni masa e mos i leni policët me maltretu njerëz, le të vjen kushdo në pushtet

  • E.K /
  • 15 qershor 2021 - 11:30
Bekë Berisha – Drejtorit të Policisë: Merrni masa e mos i leni policët me maltretu njerëz, le të vjen kushdo në pushtet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, po përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga deputeti Bekë Berisha, gjatë raportimit në Komisionin për Siguri.

Pas pyetjes së parë për mbajtjen e liturgjisë në Kishën në Prishtinë, për të cilin aktivitet Drejtori i Policisë Samedin Mehmeti tha se Policia nuk ka qenë fare e njoftuar, deputeti Berisha ia dha një këshillë atij.

Bekë Berisha i tha Mehmetit se në polici ka njerëz që maltretojnë invalidët e luftës, e në këtë rast përmendi arrestimin e Faik Fazliut.

Lidhur me këtë incident ai i tha Drejtorit Mehmeti se nuk do të bëjë pyetje, por komentin e tij ta marrë si këshillë.

“Ka ndodh një incident në Prizren, ku është maltretu një ushtar i UÇK-së, Faik Fazliu, i kemi pa edhe videot dhe situata ka qenë e qartë, ka qenë maltretim. Kjo ka rezultu me protesta të veteranëve. Këtu shihet që entuziastë jugosllavë që për një kohë kanë ndejt si gjarpëri ndër gurë, tash po mendojnë që duhet me i maltretu pikërisht invalidët e veteranët e UÇK-së…Kjo nuk është pyetje, por me kësi njerëz të infiltruar në polici e që ka mjaftë, është mirë me marrë masa e mos me leju që Policia e Kosovës e mos me maltretu njerëz që i kanë lënë gjymtyrët për liri. Askush mbi ligjin e kuptoj, por më së paku jugosllavët mbi ligjin e njerëzit me pushtet. Le të vjen në pushtet kushdo, veteran e invalidi nuk guxon me u fy”, u shpreh Bekë Berisha.

(Kosova Sot Online)