A do ta dërgojë Vjosa Osmanin në Kushtetuese? Tregon Valdete Daka

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 11:25
 A do ta dërgojë Vjosa Osmanin në Kushtetuese? Tregon Valdete Daka

Ish-kryetarja  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila u shkarkua të hënën nga Presidentja Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë për media, ku ka folur rreth shkarkimit të saj.

Daka është pyetur nga gazetarët se a do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo deklaroi se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore lidhur me shkarkimin e saj.

“Në qoftë se ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese. Do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë dhe duke marrë parasysh që edhe vetë jam gjyqtare, i di do punë juridike, do t’i drejtohem gjykatës kompetente në këtë rast”, ka deklaruar Daka.

(Kosova Sot Online)