Borrelli lajmërohet nga takimi Kurti-Vuçiq: Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 11:46
 Borrelli lajmërohet nga takimi Kurti-Vuçiq: Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, nga takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.

Ai tha se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell.

“Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka theksuar ai.

Takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit po zhvillohet nën ndërmjetësimin e Borrellit dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Borrell paraprakisht i ka takuar ndaras Kurtin e Vuçiqin, ndërsa pas takimit pritet të mbahet një konferencë për media.

(Kosova Sot Online)