Deputetja e VV-së tregohet optimiste: Sot ishim një hap para Serbisë, tani ne caktojmë temat

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 19:32
Deputetja e VV-së tregohet optimiste: Sot ishim një hap para Serbisë, tani ne caktojmë temat

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, vlerëson se Kryeministri Albin Kurti këtë të martë për herë të parë e ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet në Bruksel.

“Ka ndryshuar qasja ndaj dialogut dhe Serbisë. Jemi për herë të parë që caktojmë temat, afatet dhe vendosim a shkojmë ose jo në Bruksel. Kemi një kryeministër që përfaqëson shtetin e Kosovës me parime dhe premtime që ua ka dhënë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Pacolli.

“Sot ishim një hap para Serbisë”.

Pacolli ka theksuar se takimi i sotëm i Kurtit me Presidentin se Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk shënon rinisjen e procesit të dialogut. Nuk kemi filluar të dialogojmë me Serbinë për dialogun, por e vendosim mënyrën se si të dialogojmë”.


(Kosova Sot Online)