Moti për nesër e pasnesër në Kosovë

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 22:05
Moti për nesër e pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të ketë mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira.

Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohet të ndiqen këshillat e IKSHP-së që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.


(Kosova Sot Online)