Deputeti i VV-së thotë se krijimi i Asociacionit të komunave serbe do të ishte fatal për Kosovën

  • A.P /
  • 15 qershor 2021 - 22:35
Deputeti i VV-së thotë se krijimi i Asociacionit të komunave serbe do të ishte fatal për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur se ideja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i papranueshëm për Kosovën.

“Asociacioni është vazhdimësi e një ideje që shtyhet përpara nga Serbia që për fat të keq e ka pranuar edhe klasa politike në Kosovës. Implementimi i një strukture të tillë do të ishte shkatërruese për Kosovën. Dihet synimi asociacionit dhe prandaj është i papranueshëm. Nuk do të zbatohet. Krijimi i një pushteti të tretë do të ishte fatal”, është shprehur Abrashi.

Ai ka theksuar se kërkesa për themelimin e këtij asociacioni zë fill tek procesi i decentralizimit i bërë shumë vjet më parë.

“Nuk mund të pranojmë asnjë ide të përfshirjes së entiteteve që kanë karakter një-etnik. Ne kundërshtonim idenë e decentralizimit që synim ka pasur plotësimin e kërkesave të komunitetit serbe këtu”.

“Kritika jonë për decentralizimin etnik ka qenë se nuk duhet të bëhet mbi baza etnike dhe se nga kjo mund të del diçka tjetër. Parashikimet tona të çmendura sot janë realitet. Asociacioni është faza e dytë të një ideje që ka ardhur nga decentralizimi etnik”.


(Kosova Sot Online)