Ismet Kryeziu: Pjesëmarrja në proces pa marrëveshje finale vazhdim i një politike te papërgatitur për dialogun me Serbinë

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 11:24
 Ismet Kryeziu: Pjesëmarrja në proces pa marrëveshje finale vazhdim i një politike te papërgatitur për dialogun me Serbinë

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të duhej që në takimin e djeshëm me Vuçiqin, të kërkonte marrëveshjen finale me Serbinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeziu ka thënë se pas kësaj kërkese, temat mund të jenë të panumërta dhe të karaktereve të ndryshme.

“Kryeministri Kurti, do duhej te kerkonte  marrveshjen finale me Serbine dhe te synonte afatizim kohor.  E me pastaj, temat mund te jane te panumerta dhe te karaktereve te ndryshme qe mund te dakordohen dy shtetet mes vete, bazuar ne marreveshjen finale”, ka shkruar ai.

Më tutje Kryeziu tha se pjesëmarrja në dialog pa marrëveshje finale është vazhdim i një politike të papërgatitur për dialogun me Serbinë.

“Perndryshe, pjesemarrja ne nje dialog pa marreveshje finale, i nisur nga temat,  s’eshte asgje me shume se vetem vazhdim i nje politike te papergatitur per dialogun me Serbine. Per me teper, eshte pershtatje ndaj nevojave te Serbise dhe disa shteteve burokratike te cilat s’kane asnje interes se çfare po ndodhe me Kosoven. Delegacioni i Kosoves duhet te jete pjese e dialogut jo per shkak te presionit nderkombetar, por per shkak te interesit per t’i zgjidhur shume ceshtje me Serbine si shtete fqinj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti, do duhej te kerkonte  marrveshjen finale me Serbine dhe te synonte afatizim kohor.

E me pastaj, temat mund te jane te panumerta dhe te karaktereve te ndryshme qe mund te dakordohen dy shtetet mes vete, bazuar ne marreveshjen finale.

Perndryshe, pjesemarrja ne nje dialog pa marreveshje finale, i nisur nga temat,  s’eshte asgje me shume se vetem vazhdim i nje politike te papergatitur per dialogun me Serbine. Per me teper, eshte pershtatje ndaj nevojave te Serbise dhe disa shteteve burokratike te cilat s’kane asnje interes se çfare po ndodhe me Kosoven.

Delegacioni i Kosoves duhet te jete pjese e dialogut jo per shkak te presionit nderkombetar, por per shkak te interesit per t’i zgjidhur shume ceshtje me Serbine si shtete fqinj.

(Kosova Sot Online)