Para politika e klaneve të inkriminuara po e mban peng tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë!

Para politika e klaneve të inkriminuara po e mban peng tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë!
Para politika e klaneve të inkriminuara po e mban peng tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë!

Naim Miftari

  • 16 June 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Kosovës po i mungojnë shumë prokurorët guximtar të tipit të prokurorit antimafia, si Gjovani Fallkone i Sicilise Italiane. Po të kishim ligj si duhet dhe drejtësi si duhet, këta multi milionerët, oligarkët dhe dashnoret e politikanëve , të grupeve mafioze dhe të korrupsionit, do të detyroheshin të paraqiten vullnetarisht (si bashkepunues) dhe të shkonin vetë drejt në burg, pasi që do ta kishin gjykimin më të lehtë (te shkurtuar) po të bashkëpunonin me prokurorine e shtetit të Kosovës!

-Problemi i mos funksionimit të prokurorisë dhe gjyqësisë është se mbi 90% të zyrtarëve ne këto dy segmente shumë të rëndësishme per vendin janë njerëz të para sistemeve të parapolitikes, do të thotë, mbi 90 % ju takojnë klaneve të PRONTO-s të ish sistemeve komuniste, por edhe njerëz të ish politikanëve të korruptuar që kanë sjellë sekserë, nipa, dosta, daj e teze të tyre në këto poste shtetërore për të jua siguruar shpinën nga ligji, për të ju siguruar se askush nuk do t’i ndjek apo do ti dënoje apo do të ju konfiskoj pasurite e fituara nga krimi i organizuar sidomos nga korrupsioni. Kjo vlen nga kryeprokurori i shtetit Lumezi, sekseri i Adem Grabovcit, Thaçit e Veselit, e deri te prokurorët e gjyqtarët tjerë.

Shikoni KGJK dhe KPK me çfarë oponentësh janë të mbushur, 99% me oponentë kryesisht politike e klanor. Kjo do të thotë se janë kukulla të sistemeve parapolitike ku një njeri i thjeshtë dënohet 5 vjet se paska vjedh 350 euro kurse X komandanti e zyrtari i lart i ish pushtetit të PDK dënohet 2000 euro edhe pse ka organizuar dhe ka financuar dhe ka urdhëruar vrasjen e një Avokati nga Drenasi, dhe kjo quhet drejtësi pa e përmend dënimin qesharak të Grabovcit e te djemve të tij, pastaj lirimin e rastit të 40.000 veteranëve të rrejshëm, pastaj të zyrtarëve të LDK-së për fondin 3%, e për privatizime, me qindra objekte e pasuri që janë privatizuar, por që realisht janë grabitur, sikur ishte rasti toka me nga 50 cent arin.

Kosova ka nevojë urgjente të reformimit total të prokurorisë, gjyqësisë, policisë, AKI-së, FSK-së. Jo ndryshime kozmetike por riformatizim total të këtyre institucioneve që janë dora e ligjit, dora e shtetit. Por pa VETTING total s’ka ndryshime, edhe pse janë mijëra vepra penale të korrupsionit deri në tradhti ndaj vendit që presin dhe po bejne gjumin shumevjeqar në Prokurorite e shtetit për prokurorët që e mbrojnë vetëm ligjin dhe shtetin.

Fatkeqesiagt Kosovës po i mungojnë shumë prokurorët guximtare të tipit të prokurorit anti mafia si Gjovani Fallkone i Sicilise Italiane. Po të kishim ligj si duhet dhe drejtësi si duhet, këta multimilionerët, oligarkët dhe dashnoret e politikanëve , të grupeve e familjeve mafioze dhe të korrupsionit, do të detyroheshin të paraqiten vullnetarisht dhe të shkonin vetë në burg, pasi që do ta kishin gjykimin më të lehtë (si bashkepunues)po të bashkëpunonin me prokurorine e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".