Ndalohet një udhëtar në aeroport, i gjenden mallra të ndaluara të fshehura në valixhe

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 14:45
 Ndalohet një udhëtar në aeroport, i gjenden mallra të ndaluara të fshehura në valixhe

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes, oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e mallrave të ndaluara.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se mallrat që janë ndaluar janë: dylbi për armë të markës, laser për armë, shigjetë harkore, mbajtëse të revoles, aksesorë për armë gjuetie dhe mbajtëse të armës dhe karikatorit.

“Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët dogana kanë ndaluar për kontroll një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll. Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar. Për arsye të natyrës së mallrave duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari. Konform procedurave rasti i është dorëzuar policies”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Komunikata e plotë:

Prishtinë 16 qershor 2021 sot në orët e mëngjesit oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e mallrave të ndaluara.

Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët dogana kanë ndaluar për kontroll një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll. Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar. Për arsye të natyrës së mallrave duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari. Konform procedurave rasti i është dorëzuar policisë.

Në vijim gjeni përshkrimin e mallit të ndaluar:

1. Dylbi për armë të markës – 2 copë;

2. Laser për armë – 5 copë;

3. Dylbi të markës – 1 copë;

4. Këmbë për armë – 1 copë;

5. Shigjetë harkore – 1 copë;

6. Laser për centrimin e armës – 3 copë;

7. Aksesore për armë gjuetie – 3 copë;

8. Mbajtëse e revoles – 1 copë;

9. Mbajtëse e armës dhe karikatorit – 1 copë.

(Kosova Sot Online)