Kjo grua ka 90 nipër e mbesa

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 14:54
 Kjo grua ka 90 nipër e mbesa

Një pensioniste skoceze është bërë stërgjyshe për të 90-ën herë, me gjashtë breza, nipër e mbesa.

Mary Marshall, 86 vjeç, ka gjithsej 90 nipër e mbesa, strërnipër e stërmbesa.

86 vjeçarja është nënë e 8 fëmijëve, një nga familjet e vetme në Mbretërinë e Bashkuar që ka gjashtë breza.

Më e vjetra e familjes është gjyshja 86 vjeçare, ndërsa anëtari më i vogël i familjes është Nyla Ferugson që është vetëm tri javëshe.

(Kosova Sot Online)