
Lexoni edhe:
Të bisedohet për kompensim të dëmit dhe për përgjegjësi penale të shtetit serb
Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha
Paralajmërimi se liberalizimi i vizave për Kosovaret të shërbej si "karotë" për të lajthitur qytetarët e Kosovës në rast të nënshkrimit të ndonjë marrëveshje jo të pranueshme për qytetaret e Kosovës është diçka e poshtër. Kërkesa e një pjese të bashkësisë ndërkombëtarë që qytetarët e Kosovës të pranojnë bashkësi të komunave serbe përtej një bashkësie me status të OJQ-së sipas ligjeve të Kosovës nuk do të duhej të ishte pjesë e kulturës politike e qytetare të civilizimit perëndimor.
Duhet sqaruar qytetarëve të Kosovës, por edhe përfaqësuesve politik të Kosovës dhe gjithashtu ndërkombëtar, se kompetencat përtej kompetencave të OJQ-se sipas ligjeve të Kosovës është nivel i autonomisë, dhe se kjo autonomi eshte nivel i tretë i pushtetit. Në parim, autonomitë e tilla kanë tendencë të lëvizjes, nuk rrinë statike, ose shkojnë kah fuqizimi ose kah zbehja.
Të bisedohet për kompensim të dëmit dhe për përgjegjësi penale të shtetit serbLexoni edhe:
Ky nivel i tretë i pushtetit, sado i vogël që të jetë, krijon pasiguri për funksionimin e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Kërkesa e një pjesë të bashkësisë ndërkombëtarë që Kosova të pranoj një nivel të autonomisë për serbët që jetojnë në Kosove si lëshim për të arritur njohje nga Serbia është kërkesë që viktimizuesi të viktimizoj edhe kësaj herë dhe që i viktimizuar të viktimizohet edhe kësaj herë. Kjo nuk është e pranueshme për qytetarët e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".