Letra skandaloze e motivimit që e shkroi pretendenti për komisioner

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 20:57
Letra skandaloze e motivimit që e shkroi pretendenti për komisioner

Komisioni për Siguri vlerësoi Enver Bujarin si kandidat potencial për t’u zgjedhur komisioner në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Më parë, britanikët e kishin diskualifikuar Bujarin, por kjo nuk i ndaloi anëtarët e VV’së që ta vlerësojnë maksimalisht atë. Para se të votohet nga Kuvendi, ndaj Bujarit reagoi edhe shoqëria civile. E aplikacionin e tij, Bujari e kishte mbushur me gabime të nivelit skandaloz.

Njeriu që synon pozitën më të rëndësishme në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike, nuk e di se çka është teknokrati apo teknokracia.

Në letrën e tij motivuese, aty ku supozohet të shkruhet për ambicie, përvojë e personalitet, Bujari zgjodhi të thotë se përvoja e punës e ka bërë “teknokrat”, ndërkohë që po fliste për aftësi teknike.

Është gjithashtu e qartë se kandidati kryesor për komisioner në Agjencinë për Informim dhe Privatësi nuk e ka haberin se ku saktësisht duhet vendosur shkronja “ë”.


(Kosova Sot Online)