Dhurata e Joe Bidenit për Vladimir Putinin

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 12:47
 Dhurata e Joe Bidenit për Vladimir Putinin

“Telefonin e hoqa nga priza, rrjetet tona sociale u çmendën. E dinim se po ndodhte diçka”, thotë Peter Waszkiewicz, CEO i Randolph USA.

Mbi 5700 kilometra larg nga kompania amerikane e syzeve Randolph, sigurisht që diçka ndodhi. Presidenti Joe Biden i dhuroi një palë të syzeve të tij të personalizuara, homologut rus, Vladimir Putin.

“Ky ishte modeli që u dhurua. Është ajo që ne e quajmë stili Konkord”, thotë Peter.

Drejtuesi i kompanisë e di se produkti i tyre është i vlefshëm në skenën botërore. Ndjehet shumë krenar për trashëgiminë që ka marrë si emigrant polak, nga babai dhe partneri i tij në biznes.

Rreth gjysëm shekulli më parë, teknologjia ndryshoi punën e Randolph, por sigurisht jo cilësinë. Secila palë do 6 javë dhe rreth 200 hapa për t’u krijuar.

”Këto syze shiten globalisht dhe janë prodhuar zakonisht për ushtrinë amerikane, për 4 dekada. Kompania zotërohet dhe drejtohet nga dy familjet që e nisën atë, duke punuar së bashku.

“Unë jam i sigurt se ai po na shikon poshtë dhe po buzëqesh, dhe po ashtu nuk është vëllai im i ndjerë, i cili në të vërtetë kishte vizionin për të filluar markën tonë. Të ndodhë diçka e tillë thjesht na sjell një buzëqeshje në të gjitha fytyrat tona. Është një nder dhe ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë”, thotë Peter./A2CNN

(Kosova Sot Online)