Përplasje për nipin e Besnik Bislimit në Kuvend

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 12:59
 Përplasje për nipin e Besnik Bislimit në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim.

Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi.

Para votimit në Kuvend pati përplasje mes deputetëve lidhur me emërimin e tij në këtë Këshill.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kjo parti nuk ka probleme personale me asnjërin nga kandidatët e propozuar nga qeveria për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim.

Më tutje Krasniqi tha se ka anëtarë nga shoqëria civilen që me dy këmbë janë në VV.

‘’Nuk kemi asnjë prej nesh si grup i PDK telashe personale me njerëzit sa i përket kredibilitetit personal. Sef Bytyqi është më i mire prej krejt anëtarëve tjerë që e keni pru aty. Problemi është që e keni sjell në mënyrë të parregullt sepse s’ka qenë në listën e paramenduar. Ka të bëjë me tendencën për me instalu nepotizimin. Asgjë s’kemi kundër njerëzve që janë marrë me këtë çështje. Ju keni anëtarë që janë në Shoqëri Civile, por me dy këmbë në Vetëvendosje. Mos me i shti nipat e mbesat në staf të parë. Leni për dasma qysh ju thojke kryeministri sepse emergjenca nuk është vërtetë si arsye themelore sepse sikur të ishte kjo’’, tha ai.

Tutje Krasniqi përmendi edhe rastin e Besnik Bislimit dhe nipit të tij kandidatë për anëtar të KShC-së, Gëzim Tosunit.

‘Ju jeni në atë stuhinë e shkarkimeve të bordeve dhe ngarkimit të njerëzve tuaj, por të paktën respektoni procedurat. S’është e pamundshme. Shpresoj të paktën që bjen ky emërim dhe takohet mas 50 vjetëve me nipin e vet se bashkimi familjar është i rëndësishëm, shpresoj që do ta gjejnë lidhjen familjare që e kanë harru’’, ka deklaruar Krasniqi.

E kësaj deklarate të Krasniqit, iu kundërpërgjigj ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci.

“Unë e kam pyetur zëvendëskryeministrin sipas diskutimeve që kemi bërë dhe ai nuk e ka nip dhe në linjë të gjakut as një kufizim siç e përcakton ligji. Nuk e ka as djalë të hallës, as djalë të dajës e as të tezes. E ka familjar të largët, por nuk po di me shpjegu lidhjen. E ka qysh e ka Albini Glaukun”, ka thënë Nagavci.

Poashtu edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se është shumë e rëndësishme që të dihet se cfarë e ka zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Gëzim Tosunin.

“E disa herë këtë pyetje. Është shume me rëndësi dhe e ditë edhe publiku jashtë se kush është ky nipi i Besnikut. Kush është. Veç shpjegojeni se kush është. Askush s’po kërkon përgjegjësi as kredibilitet profesional”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)