Haliti: Nagavci sa ka qenë drejtoreshë e Arsimit e ka lënë motrën e saj pa punë se u frikësu se po e fusin në burg

  • G.G /
  • 17 June 2021 - 13:34
Haliti: Nagavci sa ka qenë drejtoreshë e Arsimit e ka lënë motrën e saj pa punë se u frikësu se po e fusin në burg

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ka një qëndrim negativ për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai ka thënë se Nagavci sa ka qenë drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë e ka lënë motrën e saj pa punë, pasi është frikësuar se po e fusin në burg.

Sipas tij, motra e saj ka qenë mësuese e mirë dhe e përgatitur.

“Për zonjën Nagavci unë kam një qëndrim negativ për shkak se kjo duke u bazuar pikërisht në këto lidhjet familjare dhe neputiste, kur ka qenë drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë e ka lënë motrën e vetë pa punë sepse u tut se po e shtin në burg dikush”, ka deklaruar ai.

Haliti është shprehur se në politikë është e papranueshme lidhja e gjakut për të qenë pjesë e një institucioni, por që dikujt që ka lidhje farefisnore dhe që është i kualifikuar nuk duhet t’i ndalohet punësimi.

“Lidhja e gjakut ka një arsyetim të vetin. Lidhja fisnore ka diçka tjetër dhe nuk parashihen në ligj diferencime të tilla dhe nuk e di cila është ajo që mund të quhet lidhje ose neputizëm. Në politikë mendoj që është e papranueshme lidhja e gjakut për të qenë në një institucion. Nuk e besoj pse dikush e ka një lidhje farefisnore që është i kualifikuar, duhet t’i ndalohet vendi i punës. Nuk është e drejtë edhe përjashtimi nga puna i njerëzve që kanë qenë në institucione të ndryshme e që kanë kualifikime”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)