Vrasja e 21 vjeçares që trondit Greqinë drejt zbardhjes, dyshohet se u organizua nga bashkëshorti i saj

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 15:43
 Vrasja e 21 vjeçares që trondit Greqinë drejt zbardhjes, dyshohet se u organizua nga bashkëshorti i saj

Krimi që tronditi Greqinë disa javë më parë është drejt zbardhjes, ndërsa kanë dalë detaje të reja nga hetimet.

Babis Anangnostopolos, bashkëshorti i viktimës është ndaluar në ceremoninë përkujtimore për 21-vjeçaren Caroline që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe është shoqëruar me helikopterin e policisë në Drejtorinë e Policisë së Atikës.

Burime policore thanë se 32 vjeçari u shoqërua dhe do të japë shpjegime shtesë, lidhur me disa fragmente të ngjarjes që tronditi Greqinë në 10 dhe 11 maj dhe u bë publike në gjithë botën.

Babais Anagnastopulos,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, pa mbërritur  ende policia në banesë.

Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta, ndërkohë që sipas deklaratës së tij, grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00  dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.

Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme AND-je, çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të.

Agjentët do ta pyesin bashkëshortin e viktimës se si mund të ketë kontakte telefonike me persona të familjes së tij, në orën që presupozohet se ishte i lidhur prej grabitësve.

Gjithashtu Anangnpstopulos, do t’i duhet tashmë të shpjegojë hetuesve ndryshimet e regjistrimeve  që iu bë orës biometrike që viktima mbante në dorë, çka zhduku të dhënat e rrahjes të zemrës së viktimës, duke bërë të pamundur zbulimin e orës së saktë të vdekjes së saj.

Dhe së fundi, bashkëshorti i viktimës, do të duhet të sqarojë hetuesve edhe lidhur me kontratën  e sigurimit dhe kush diktoi  kushtet e saj, kontratë që viktima kishte kryer vitin e fundit me një kompani sigurimi, ku sipas kontratës, nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur  në jetë, do të përfitonin 1.000.000 euro.

Hetimet do të vazhdojnë intensivisht, ndërsa gjatë orëve në vazhdim priten deklaratat për zbardhjen e ngjarjes.

Bashkë me Anagnostopulos është shoqëruar edhe një person tjetër, ndërsa pritet të mësohet nëse në ekzekutimin e viktimës kanë marrë pjesë edhe persona të përfshirë në grupe kriminale.

(Kosova Sot Online)